Ëndrra e gjithësecilit është të ketë një shtëpi siç e ka menduar, me të gjitha kushtet, pavarësisht sa e madhe apo e vogël është ajo.
Por a i keni menduar ndonjëherë se cilat janë çështjet që duhet të keni parasysh përveç çmimit?
A duhet të blej një shtëpi apo një apartament?
Duket në tërësi si një pyetje e thjeshtë, por shoqërohet me shumë arsye të tjera që përcaktojnë përgjigjen. Një shtëpi me kopësht? Me tarracë? Një apartament në papafingo? Dhe lista është edhe më e gjatë.
Një shtëpi e veçuar për një familje ju jep mundësi më të shumta për të investuar. Për më tepër, dhomat në një shtëpi zakonisht ndahen në disa kate dhe ka ende zona përreth ndërtesës që duhet të mirëmbahen. Ndërkohë ata që nuk i pëlqejnë këto elementë, do të jenë më të lumtur në një apartament.
Sa hapësirë më duhet?
Sasia e hapësirës së nevojshme varet nga numri i personave që do të jetojnë në të, por edhe nga faktorë të tjerë, si për shembull nëse punoni nga shtëpia keni të nevojshme një hapësirë plus. Gjithashtu i duhet kushtuar rëndësi edhe vendeve të parkimit për mjetet në dispozicion. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është zona e jashtme. Nëse keni fëmijë ose mbani kafshë shtëpiake, një tarracë ose një kopsht mund të jetë lehtësim i madh.
Ku dua të jetoj?
Largësia e vendit tuaj të punës nga banesa është një faktor kyç kur doni të blini një pronë. Nëse nuk duhet të shkoni më në zyrë çdo ditë, atëherë të qenit afër punës është më pak e rëndësishme. Pyetja themelore është çfarë ju nevojitet dhe doni çmime më të ulëta apo një rrjet i dendur transporti publik?
Çfarë lloj infrastrukture më nevojitet për pronën time?
Përveç vendbanimit, duhet t’i hidhni një vështrim më të afërt edhe vendndodhjes pranë një institucioni, siç është afërsia me një shkollë ose çerdhe që mund të jetë e vlefshme për familjet me fëmijë të vegjël. A do të ngeleni në trafik për orë të tëra? A ka lidhje të transportit publik që do t’ju lëvizë brenda një periudhe të arsyeshme?
Ata që kërkojnë të blejnë një banesë do të bënin mirë të gjenin atë që duan fillimisht. Natyrisht, çmimi i një prone luan një rol vendimtar, por është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh faktorë të tjerë. Mendoni se çfarë është e rëndësishme për ju dhe gjithashtu sa lartë i vlerësoni pikët individuale, shkruan kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA.
A më duhet Sigurimi i Shtëpisë?
- Sigurimi i Shtëpisë mbron shtëpinë tuaj
Keni punuar dhe keni kursyer për një kohë të gjatë për blerë shtëpinë tuaj. Dhe në rast ngjarjeje të papritur ju mund të mos i keni sërish ato para për ta riparuar apo ndërtuar.
Në rast fatkeqësie të papritur, si një zjarr, tërmet apo stuhi, ju do të duhet të kurseni miliona lekë, në varësi të shtëpisë suaj, pasi për çdo dëm përgjigjet kompania e sigurimit.
- Sigurimi i Shtëpisë mbron zotërimet tuaja
Sigurimi i Shtëpisë mbron më shumë sesa shtëpinë tuaj aktuale.
Po të gjitha ato gjërat e vlefshme për të cilat ju keni shpenzuar dhe që ju është dashur kaq vite që t’i grumbulloni? Edhe orenditë, sendet apo pasuritë tuaja personale mbulohen gjithashtu nga Sigurimi i Shtëpisë.
Ajo mbron gjërat tuaja më të çmuara në rast vjedhjeje, dëmtimi, ose humbje.
Do të ishte një goditje e madhe për ju nëse do t’ju vidhnin diçka të çmuar. Por të mos kesh para për zëvendësimin e tyre do të ishte një goditje edhe më e madhe.
- Sigurimi i Shtëpisë ju mbron nga paditë
Ekziston gjithmonë mundësia që një vizitor apo një fqinji juaj dëmtohet për shkak të ngjarjes në pronën tuaj dhe nëse ky lëndim çon në shpenzime mjekësore (lëndime trupore) ju mund të paditeni.
Ky lloj mbulimi quhet përgjegjësia ndaj palëve të treta, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ju ta keni. Kjo ofrohet si mbulim shtesë i Sigurimit të Pronës.
- Sigurimi i Shtëpisë ju ndihmon që të bëni një gjumë të qetë
Kur mendojmë për skenarët më të këqinj, imagjinata jonë endet nga fatkeqësitë natyrore deri tek vjedhjet. Sigurimi i Shtëpisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht gjërat e këqija që të mos ndodhin, por ato do t’ju falin qetësinë përmes mbrojtjes dhe paqes së mendjes që nëse diçka e tillë ndodh, ju do të jeni në gjendje që ta përballoni atë të duke qenë financiarisht të mbrojtur.
Pra, a na nevojitet sigurimi i shtëpisë? Pa dyshim që po.
Sigurimi i Shtëpisë është mbrojtja më e mirë financiare kundër ngjarjeve të papritura që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar atë që duam më shumë, qetësinë e mendjes.
Kostoja e sigurimit
Pavarësisht se çmimi i ndërtimit në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë vjen gjithmonë e në rritje, duke arritur edhe vlera 4 mijë – 5 mijë euro për metër katror, Sigurimi i Shtëpisë është ende shumë i lirë. Ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Sigurimi i Shtëpisë, një klik larg
Sigurimin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari Sigurimin e Shtëpisë.
LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s