1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Jemi zonë sizmike”, ish zv/ministrja: Qeveria të ndërgjegjësojë qytetarët të blejnë Sigurimin...

“Jemi zonë sizmike”, ish zv/ministrja: Qeveria të ndërgjegjësojë qytetarët të blejnë Sigurimin nga Tërmeti

Në një intervistë për “Krasta Show” në Syri TV, ish zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj, teksa u ndal te krizat që ka kaluar dhe po kalon Shqipëria, siç janë pandemia, tërmeti dhe tashmë kriza energjitike, nuk anashkaloi as rëndësinë që kanë siguracionet.

Sipas zonjës Beqiraj, asnjë qeveri nuk mund të parandalojë dëmet e një tërmeti por mund të minimizojë kostot financiare duke i ndërgjegjësuar qytetarët e saj gjatë gjithë kohës që Sigurimi i Pronës nga tërmeti është një zgjedhje e detyruar për ta duke parë edhe aktivitetin e lartë sizmik që ka vendi ynë.

Irena Beqiraj: Qeveria duhet të marrë masa që këto goditje të mos na vijnë kaq të forta. Qoftë pandemia, qoftë tërmeti, në të gjitha rastet mund të merren masa ekonomike.

Adi Krasta: Mund të merreshin masa ekonomike?!…

Irena Beqiraj: Masa ekonomike! Se shkruanin ndonjëherë “pse ça do i bënte zoti Rama tërmetit?!”. Jo. As zoti Rama as ndonjë kryeministër tjetër nuk ka çfarë ti bëjë tërmetit. Por nëse gjatë kohës janë marrë të gjitha masat ligjore, të politikbërjes, të ndërgjegjësimit të njerëzve se duhet të bëjnë Sigurimin nga Tërmetet sepse ne jemi një vend i cili kemi sizmiologji të lartë. Edhe kjo ndihmon në mënyrën se si ti përballesh me krizën.

Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat