14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shkurt 2024/ Seenews: Primet e kompanive të sigurimit në Kosovë rriten me...

Janar-Shkurt 2024/ Seenews: Primet e kompanive të sigurimit në Kosovë rriten me 23%

Primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë arritën në 27 milionë euro gjatë dy muajve të parë të vitit, nga 21.9 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë të dhënat e BQK, citon “Seenews“.

Fitimi neto i kombinuar i siguruesve u rrit në 5.5 milionë euro në fund të shkurtit, 38% më shumë se një vit më parë, thuhet në raport.

Asetet e poseduara nga kompanitë e sigurimeve kosovare u rritën në 312.7 milionë euro në fund të shkurtit, nga 270.7 milionë euro në fund të të njëjtit muaj të vitit 2023.

Sa i përket kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë më e madhja dhe më e besuara edhe në Kosovë.

Sipas buletinit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria-Kosovë, ka shënuar një rritje krahasuar me Janarin 2023, duke përforcuar pozitën e saj si lidere në treg.

Me 21.6% të totalit të tregut ku operojnë 10 kompani, SIGAL UNIQA tregon se mbetet ende kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Kosovë.

Sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka treguar edhe gjatë muajit janar se është një kompani korrekte dhe me standarte evropiane teksa ka dëmshpërblyer klientët e saj në një masë prej 600 mijë eurosh.

Kjo sjellje e kompanisë ka bërë që, si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe ato vullnetare, SIGAL UNIQA të lerë pas kompanitë e tjera.

LEXO EDHESIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat