14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Mars 2023/ Cila është kompania e sigurimit që ka paguar më shumë...

Janar-Mars 2023/ Cila është kompania e sigurimit që ka paguar më shumë dëme

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2023, si në volumin e arkëtimeve, ashtu edhe në numrin e kontratave të nënshkruara.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 5,1 miliardë lekë, rreth 50 milionë dollarë, 20.12% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

LEXO EDHE: Më e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

Edhe sa i përket pagesës së dëmeve, tendenca rritëse e vitit 2022, ka vijuar edhe në 3-mujorin e vitit 2023, me 10% rritje në vlerë të dëmeve të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por cila është kompania e sigurimit që ka paguar më shumë dëme këtë tre-mujor?

Mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që ka paguar më shumë dëme tek klientët gjatë periudhës janar-mars 2023.

Tetë kompanitë së bashku kanë paguar 1,48 Miliardë Lekë dëme, ndërsa vetë SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar mbi 325 milionë Lekë.

 

Struktura e dëmeve në sigurimet e Jo-Jetës

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara gjatë tre-mujorit të parë 2023 ka shkuar për Sigurimet Motorike, në diferencë të madhe me “Zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” dhe “Aksidente dhe Shëndeti”.

Rritja në pagimin e dëmeve ka ndikuar edhe në reduktimin e mëtejshëm të praktikave të dëmeve pezull.

Në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull zbriti në nivelin më të ulët historik. Gjithashtu, edhe dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik.

LEXONI KËTU RAPORTIN E PLOTË TË AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat