Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat mbi ecurinë e bankave tregtare për periudhën janar 2024.
Sipas publikimit të BQK, Asetet e bankave tregtare në muajin janar 2024 kanë shënuar rënie për 185.3 milionë euro, ose 2.5% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 7.36 miliardë euro.
Investimet e bankave tregtare jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rënie për 73.1 milion euro, ose 5.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 1,19 miliardë euro.
Kreditë bruto në muajin janar 2024 kanë shënuar rënie për 19.9 milionë euro, ose 0.41% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 4.9 miliardë euro.
Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro.
Depozitat e klientëve në janar 2024 kanë shënuar rënie për 128.1 milionë euro, ose 2.1% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve prej 6.0 miliardë euro në fund të janar 2024, rreth 25.9% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.7% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.02 miliardë euro).
Vlera e depozitave të reja në muajin janar 2024 ishte 90.4 milionë euro.
Raporti kredi-depozita në muajin janar 2024 ishte në nivelin 81.6%.
Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit janar 2024 arriti vlerën në 879.6 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 0.51 milionë euro apo 0.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.54 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin janar 2024 ishte 2.74% (në dhjetor 2023 ka qenë 3.14%).
Norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar 2024 ishte 6.38% (në dhjetor 2023 ka qenë 6.35%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin janar 2024 ishte 3.6% (në dhjetor 2023 ka qenë 3.2%).