Udhëtimet jashtë Shqipërisë janë gjithmonë të bukura dhe emocionuese. Por ka raste që nuk mungojnë as surprizat e pakëndshme dhe të kushtueshme siç janë sëmundje dhe aksidente të paparashikueshme.
Ndaj, të gjithë, para se të udhëtojnë marrin siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, i cili mbron në rast sëmundjeje ose aksidenti jashtë vendit.
Ai ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj.
Ky siguracion mbulon:
- Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
- Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
- Si dhe Emergjencat dentare
- Anullim Udhëtimi
Që prej themelimit të saj, në vitin 1999, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut edhe në këtë siguracion.
Sipas raportit më të fundit të AMF, SIGAL UNIQA është lidere edhe në “Shëndeti në Udhëtim” duke zënë 68% të tregut.
SIGURACIONI “SHËNDETI NË UDHËTIM”, TANIMË EDHE ONLINE
Edhe pse është mjaft i nevojshëm, shumë prej nesh mund të kujtohet pak para nisjes së udhëtimit. Për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria ofron edhe mundësinë e blerjes online.
Mjafton një celular, akses në internet dhe në pak minuta polica e sigurimit mbërrin në e-mailin tuaj.
BLINI ONLINE SIGURACIONIN SHËNDET NË UDHËTIM: https://sigal.com.al/shendet-dhe…/shendet-ne-udhetim/
- E sigurt!
- E shpejtë!
- 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
Në botë asgjë nuk është falas, e aq më pak spitalet. Edhe për diçka të vogël, siç e quajmë ne, faturat janë të kripura.
Për këtë arsye, zgjidhja e duhur është pajisja me Siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.
Për më tepër, duke blerë policën “Shëndeti në Udhëtim” online, në www.sigal.com.al ju bëheni automatikisht edhe pjesë e shortut të përmuajshëm “Sigurohu Online dhe Fito” ku ndahen shumë dhurata.
Për çdo pyetje, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829