Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi
Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet për të tretën herë për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, prej nga ku në 2005 u bë fituesi i parë i këtij çmimi.
Përzgjidhet mes 149 veprave me motivacionin “Librat që flasin për guximin, mirësinë, rëndësinë jetike të komunitetit si dhe për efektet e qëndrimit kundër tiranisë”.
Pikërisht me veprën e tij të fundit “Kur sunduesit grinden” e përkthyer nga Xhon Hoxhson është vlerësuar nga juria për meditimin magjepës mbi Rusinë sovjetike, autoritarizmin dhe një kohe që nxori shkrimtarë të mëdhenj.
Rrëfimi ngrihet mbi telefonatën e Stalinit me shkrimtarin Boris Pastrenak, ndërsa diskutohet arrestimi i poetit tjetër sovjet Osip Madestam. Nga tre minuta telefonatë, nis gjithë trilli misterioz i kësaj vepre.
Por Kadare është nominuar edhe në 2007 sërish për “The Booker” me veprën “Kamarja e Turpit”, ndërsa në ceremonia e shpalljes së fituesit do të mbahet me 21 Maj të këtij viti.