Një tragjedi ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në ujërat e Barit, ku një rimorkiator “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut. Shkaku i aksidentit është bërë deti i trazuar dhe moti i keq.
Deri më tani raportohet se janë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë për të kryer disa punime. Komandanti, 63-vjeçari nga Katania, u shpëtua nga një anije nga Autoriteti Portual.
Kërkimi për personat e zhdukur vijon ende. Në vend ndodhen pesë anije me mbështetjen e një helikopteri (gjatë orëve janë alternuar një avion i Forcave Ajrore, një i Marinës, një mjet kroat dhe aktualisht një i Autoritetit Portual). Komandanti është aktualisht në shok në Policlinico di Bari.
LEXO EDHE: Në tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm
Sipas mediave italiane, autoritetet kanë shpëtuar 11 personat që ndodhin në bordin e një anije të vogël që tërhiqej nga rimorkiatori.
Aktualisht Roja Bregdetare e Barit po koordinon mjetet ushtarake dhe civile të përfshira në kërkim: pesë anije tregtare, si dhe njësi të ndryshme të Rojes Bregdetare dhe Guardia di Finanza. Kërkimet përfshijnë gjithashtu avionë nga Marina, Forcat Ajrore dhe Forcat Ajrore Kroate.
Një avion i rojes bregdetare italiane po fluturon aktualisht mbi zonë në kërkim të të zhdukurve.
Autoritetet kroate informuan ato italiane për praninë e dy viktimave të konfirmuara. Mediat italiane thonë se ekuipazhi përbëhej nga katër italianëdhe një tunizian.