13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestimet e huaja në Shqipëri/ Holanda "bie" nga froni, rritet Turqia

Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda “bie” nga froni, rritet Turqia

Holanda ka zbritur nga fondi i investitorit kryesor të huaj në Shqipëri këtë vit dhe vendin e saj e ka marrë Turqia.

 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 146 milionë eurove, me një rritje prej 115% krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.16 miliardë euro, në rritje me 88% krahasuar me mesin e vitit 2023.

 

Ndermarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë enerigjitik, në industrinë nxjerrëse apo dhe në ndërtim.

 

Pas Turqisë, investitori më i madh edhe për ketë vit vazhdon të jetë Italia, me një fluks total prej 95 milionë eurosh. Investimet iltaliane kanë rënë

me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

 

Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.59 miliardë euro, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

 

Bazuar në metodologjinë e përdoruar për matjen e investimeve të huaja, flikset e huaja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.

 

Kjo nlnkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Për këtë arsye, shpesh stoku i investimeve për një sektor apo investor të huaj mund të rritet, pavarësisht rënies së flukseve të reja.

 

Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj këtë vit. Vlera e investimeve holandeze ra në 61 milionë eurove, 52% më pak se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve holandeze ka arritur vlerën e 2.37 miliardë eurove, në rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë më të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit mund të ketë rritur investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut.

 

Megjithatë, përtej një roli në rritje në Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me fsktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

 

Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ede për këtë arsye disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri janë regjistruar në Holandë.

 

Ajo është dhe një juridikson i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjetë të gjërë të marrëveshjeve me vendet e tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishëm.

 

 

Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar investimet e ndërmarrjeve franceze, për 6-mujorin arritën vlerën e 53 milionë eurove, me një rritje prej 152% krahasuar me të njëjzën periudhë të një viti më parë.

 

Ndër bizneset më të rëndëshishme me kapital në Shqipëri miniera e bitumit në Selenicë edhe kompani të tjera të angazhuara në sektorin e energjive të rinovueshme.

 

Stoku i investimeve farnceze arriti ne 559 milion euro, në rritje me 27% krahausar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

 

Investitori i pestë më i madh i huaj për 6-mujorin është Austria, me një total investimesh prej 50 milionë eurosh, në rënie me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Investimet austriake në Shiqpëri janë të përqënduara, sidomos në tregune sigurimeve, në sektorin enerigjitik dhe në shërbimet e hotelerisë.

 

Stoku i investimeve austriake arriti në 822 milionë euro, në rritje me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat