8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIntervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në...

Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

“Industria evropiane e sigurimeve është investitori më i madh i kontinentit. Qoftë kriza klimatike apo sistemi i kujdesit shëndetësor: kompanitë e sigurimeve si UNIQA kanë shumë mundësi për të vendosur drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet bota jonë”.

Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group, në një intervistë për të përditshmen “Die Presse”, shpjegon se ku e sheh potencialin më të madh dhe pse është optimist për të ardhmen.

Industria evropiane e sigurimeve menaxhon 11 trilion euro. Varësisht se ku do të drejtohen këto investime do të jetë vendimtare nëse BE do të ketë sukses në tranzicionin e gjelbër”, thekson Andreas Brandstetter.

Ai sheh nevojën për veprim në fushën e dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, pasi barra e tyre o rritet.

Sipas tij, qëllimi është që rreziqet natyrore të bëhen plotësisht të sigurueshme, në mënyrë që njerëzit të marrin kompensim të plotë dhe të kenë një pretendim ligjor. Por kjo kërkon ende vullnet politik.

Në 10 vitet e ardhshme ne do të përjetojmë më shumë ndryshime sesa kanë ndodhur në 100 vitet e fundit. Dhe Brandstetter e sheh këtë si një mundësi: “Për shembull, mbi 150 milionë euro në vit derdhen në fushat e inteligjencës artificiale, të dhënave të mëdha, IT, etj. Të gjitha fushat që na bëjnë të sigurt për të ardhmen”, thotë CEO i UNIQA.

Sa i përket sigurimeve shëndetësore, “UNIQA” mbetet lider në Austri dhe Evropë.

Shëndeti është në ADN-në tonë“, thotë Brandstetter.

Ai sheh një rritje të mprehtë të kërkesës sepse gjithnjë e më pak njerëz besojnë se shteti mund t’u ofrojë atyre shërbime shëndetësore të klasit të parë.

“UNIQA Insurance Group”, aktive në tregun e sigurimeve që prej vitit 1811, është prezente jo vetëm në Austri, por edhe në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Vështirë se ka një produkt më të bukur se ai që prodhojmë. Sepse ne u japim njerëzve siguri – mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore”, thekson ndër të tjera Andreas Brandstetter.

Mbi 16 vite “UNIQA” në Shqipëri dhe rajon

“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të vendit por edhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti SIGAL – UNIQA Insurance Group.

RISITË DHE NOVACIONI QË SOLLI “UNIQA” NË SHQIPËRI DHE RAJON

Shqipëria ka patur shumë invetime të huaja pas viteve ’90, por janë të pakta kompanitë e huaja që kanë patur një efekt kaq të rëndësishëm tek sektori ku kanë investuar por edhe tek vetë qytetarët shqiptarë.

Një prej tyre është padyshim edhe “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili falë eksperiencës mbi 200-vjeçare solli në Shqipëri produkte Sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar të sigurimeve, të cilat u mundësojnë klientëve shërbime më të mira, më të shpejta dhe në koherencë me zhvillimin e teknologjisë.

Këtu mund të përmendim aplikacionin “TeleShëndet”  shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo së fundmi edhe siguracioni dedikuar vetëm sëmundjeve kancerogjene, “Sigurimi anti-Tumor”

Pa harruar edhe “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip. Kjo platformë synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

Por një rol të rëndësishëm në politikat e kompanisë ka edhe përgjegjësia sociale, ndaj “SIGAL UNIQA Group Austria” është një emër që mund ta shihni përmes kontributeve të saj në sport, në art, në kulturë dhe në mbështetje të individëve apo grupeve të sukseseshme.

Emrin e kompanisë mund ta shihni në stadiume, pallate sporti, koncerte, festivale, aktivitete bamirësie etj pasi prej vitesh “SIGAL UNIQA Group Austria” ka qenë një mbështetëse financiare e madhe e tyre.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

E ARDHME E SIGURTË

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 17 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 17 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

Me qëllim që motoja e Grupit të mos mbesë thjesht një premtim por të jetë e mbushur me veprime, mbi 2,200 punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë çdo ditë pranë mbi 1,2 milion klientëve, atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj dhe SIGAL UNIQA, pavarësisht viteve që kalojnë dhe shtimit të aktorëve në treg, vijon të mbetet emri më i madh dhe i besuar i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon…

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat