Inflacioni në eurozonë pësoi një ulje të vogël përgjatë shtatorit por ende mbetet në nivele rekord.
Të dhënat tregojnë se çmimet e konsumit në 19 vendet që ndajnë euron u rritën 1.2% nga muaji në muaj dhe një rritje duke e çuar inflacionin në 9.9%.
Në Gusht norma e inflacionit ishte 9.1%, thuhet në njoftimin për media të Eurostat.
Çmimet e energjisë sipas indeksit arritën në 4.19% të cilat tregojnë një tjetër rritje rekord, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe si dhe shërbimet e tjera po ashtu pësuan rritje.
Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se çmimet u rritën me 0.9% në muaj për një rritje prej 6 % nga viti në vit.
Në mesin e vendeve anëtare, normat më të ulëta u regjistruan në Francë me 6.2%, Maltë 7.4% dhe Finlandë 8.4%. Normat më të larta u regjistruan në tre shtetet baltike Estoni me 24.1%, Lituani me 22.5% dhe Letoni me 22% që janë në kufi me Rusinë.
Banka Qëndrore Europiane ka rritur normat e interesit për të frenuar rritjen e çmimeve. “Krahasuar me gushtin, inflacioni vjetor shënoi rënie të vogël në gjashtë shtete anëtare ndërsa shënoi rritje në njëzet vende tjera“, njofton Eurostat.
Energjia ishte shtytësi kryesor i inflacionit të lartë në BE në Shtator. Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, heqja e masave kufizuese të koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në shumë vende të botës.
Banka Qëndrore Europiane e cila ndodhet nën presion, pret që inflacioni të jetë 8.1% në fund të këtij viti, ndërsa 5.5% në vitin e ardhshëm dhe 2.3% në vitin 2024.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me një recesion global në 2023.