8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInflacioni ende sfidues për siguruesit/ Shoqata gjermane: Po përballen me miliarda euro...

Inflacioni ende sfidues për siguruesit/ Shoqata gjermane: Po përballen me miliarda euro humbje

“Siguruesit gjermanë të automjeteve pritet të regjistrojnë një humbje deri në 2 miliardë euro këtë vit, duke dëshmuar kështu një vit të dytë të bilanceve negative”.

Kështu është shprehur një përfaqësues i lartë i Shoqatës Gjermane të Siguruesve (GDV).

Sipas projeksioneve të GDV-së, të ardhurat nga primet do të rriten në rreth 33.6 miliardë euro, ndërsa dëmet dhe shpenzimet e administrimit pritet të arrijnë mes 34.9 dhe 35.6 miliardë euro.

Në vitin e shkuar, siguruesit e mjeteve motorike regjistruan një humbje prej mbi 3 miliardë eurosh.

Rentabiliteti i dobët vjen edhe si rezultat i rritjes së kostove të riparimit.

Si pjesët e këmbimit, ashtu edhe puna në servise po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Këtë vit, dëmi mesatar i pasurisë në sigurimin e përgjegjësisë për automjetet motorike pritet të kushtojë rreth 4,000 euro. Në vitin 2014 ishte 2,500 euro”, shpjegon Drejtori Menaxhues i GDV, Jörg Asmussen.

Se si do të ndikojë situata aktuale në primet e sigurimit të automjeteve motorike është një vendim specifik për çdo sigurues.

Por sigurisht që ka një lidhje midis zhvillimit të dëmeve dhe primeve për sigurimin e automjeteve motorike”, thotë Asmussen.

Për më tepër që, rregullatori i sigurimeve BaFin pret gjithashtu që siguruesit e mjeteve motorike të marrin parasysh inflacionin e dëmeve gjatë llogaritjes së primeve të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat