8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHyn në fuqi ligji i ri për fondet e pensionit privat/ Rriten...

Hyn në fuqi ligji i ri për fondet e pensionit privat/ Rriten përjashtimet nga taksat për kontributet

Në fund të javës së kaluar ka hyrë në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”.

Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare më datë 20 tetor, ndërsa përmbajtja e tij parashikonte hyrjen në fuqi 15 ditë pas publikimit.

Ligji i ri do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.

Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480,000 lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Në rast tërheqjeje të parakohshme të fondit të pensionit (përpara përmbushjes së kushteve ligjore), vlera e tërhequr do të tatohet e gjitha me normën ligjore të tatimit mbi të ardhurat (15%, sipas ligjit aktual).

Ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur. Fondi i këtij lloji mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit.

Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani, por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e pensionit privat në mesin e këtij viti arriti në 37,594 anëtarë, një zgjerim me 3% ose 1076 anëtarë që nga fillimi i vitit 2023.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në mesin e këtij viti arriti në 6.19 miliardë lekë, në rritje me 8.6% që nga fillimi i vitit dhe me 20.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

LEXO EDHE: Përse një Fond Pensioni Privat?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat