Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë kufizimet kundër Covid-19, duke lehtësuar ndjeshëm masat.
Konkretisht, u vendos që të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave, por rekomandon që ato të mbahen në ambiente të mbyllura dhe të pa ajrosura.
Gjithashtu, është vendosur lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e lokaleve të natës.
Sa i përket hyrjes në territorin shqiptar, Komitetit ka vendosur që të mos kërkohet asnjë dokument për Covidin duke filluar nga data 1 Maj nga çdo pikë kufitare për hyrjen në vendin tonë.
Ndërkohë, për qytetarët mbi 60 vjeç është rekomanduar që të aplikohet doza e 4 e vaksinës.
LEXO EDHE: Gjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA