8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHelmohen 7 persona, mbyllet lokali në Prizren

Helmohen 7 persona, mbyllet lokali në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për mbylljen e një lokali në Prizren.

Lokali në fjalë është mbyllur nga inspektorët sanitarë pasi dyshohet se shtatë persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në ambjentet e tij.

Persona që u helmuan u dërguan në spital, ndërsa rasti po hetohet.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe: Dhuroni siguri për të dashurit tuaj/ Dhjetor ofertash në SIGAL, “TeleShëndet” + kartë anëtarësie me çmim festiv

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat