Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë, që pritet të publikohet në Nëntor, të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot.
Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga tërmetet.
“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Harta e re është bazuar në atë që njihet sizmioteti i lëmuar ka informacion tektonik dhe duke qenë se Shqipëria është në një revolucion të këtyre kodeve. Do jetë pjesa bazale mbështetëse për kodet anstisizmik që duhet të ketë Shqipëria”, është shprehur sizmiologu Edmond Dushi.
Sipas hartës së re sizmike do të jepen edhe rekomandimet sa i përket ndërtimeve, për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë.
“Këtu bëhet fjalë për tërmete tipike të Shqipërisë të cilat janë mbi 8 ballë, që janë tërmete dëmtuese për territorin e Shqipërisë”, thotë sizmologu Dushi.
Sipas ekspertëve, 26 nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezent në Shqipëri.
Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?
Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.
Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.
Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.
Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.
Çfarë është sigurimi nga tërmetet?
Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.
Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.
Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.
LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?