Rastet me viroza stinore dhe grip në Tiranë janë në rritje.
Gjatë një jave paraqiten rreth 11 mijë raste që shfaqin probleme respiratore.
“Kemi një rritje të shtuar të rasteve, duhet thënë se mesatarisht gjatë një jave paraqiten rreth 11 mijë raste që janë kryesisht me probleme respiratore, ku përfshihet dhe gripi tek fëmijët. Në situatën aktuale nuk janë vetëm fëmijët ata që kanë problematika si me gripin, virozat stinore dhe me problematikat e tjera respiratore, por janë edhe të rriturit.
Sidomos personat mbi 60 vjeç, kanë patur dhe komplikacione disa prej tyre, kanë shfaqur dhe problematika më të rënda”, shprehen mjekët.
“Në spitalin e Sanatoriumit që pret edhe komplikacionet që vijnë nga sëmundjet e ndryshme respiratore, ka pasur një fluks. Ato mesatarisht kanë 35-40 konsulta në ditë, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë nevojë për shtrim spitalor sepse paraqesin insufiçensa respiratore sepse janë me probleme të rënda në mushkëri për shkak sepse duhet të kuptojmë që gripi ashtu si covidi, depërton deri në mushkëri”, theksojnë bluzat e bardha.
Por sot, mjekësia përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë në shumë vende, dispoonueshmëria e kufizuar e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore dhe kërkesa e pacientëve për shërbime më të përshtatshme ndaj nevojave të tyre. Ndaj, teknologjia po jep një ndihmesë jo të vogël në këtë drejtim.
Një prej tyre është edhe Teleshëndetësia, e cila ofron shumë avantazhe si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e shëndetësisë.
Këtë shërbim novator e ofron në Shqipëri kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, përmes aplikacionit “TeleShëndet”.
Ky shërbim ka ardhur duke u pasuruar muaj pas muaji me sa më shumë benefite duke qenë kështu më pranë klientëve, brenda e jashtë vendit.
Ky shërbim inovativ i mundëson qytetarëve që të komunikojnë me një mjek të specializuar, audio dhe video, për çdo problem shëndetësor që mund të kenë dhe kur duan një këshillë profesionale pa qenë nevoja të presin dyerve të spitaleve.
LEXO EDHE: Shpërthejnë virozat edhe në Vlorë, Pediatria regjistron më shumë 60 fëmijë në ditë
Çfarë ofron “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA:
- Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
- Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
- Merrni një recetë mjekësore online / Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
- Check up 1 herë në vit
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
-
Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET
Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.
Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE nëwww.teleshendet.al
Ky shërbim është përqafuar tashmë nga mijëra qytetarë. Një prej tyre është edhe Ledita Mezini, pedagoge dhe nënë e dy fëmijëve.
Por edhe personazhe publike, siç është rasti i Ardit Gjebreas.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Për më shumë informacione, shkruani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829