8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, 100 urgjenca në Infektiv në 24 orë

Gripi, 100 urgjenca në Infektiv në 24 orë

Infeksionet respiratore kanë ardhur në rritje këtë fillim Janari, mesatarisht raportohet për reth 12 mijë raste në javë.

Sipas mjekes infeksionistë Esmerala Meta edhe në spitalin Infektiv, urgjencat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me Dhjetorin.

“Paraqiten mesatarisht 80-100 në ditë përmes të cilave identifikohen edhe grip me prezencë të Covid. Aktualisht po mbizotëron gripi. Kimikisht janë të ngjashëm në filimet e tyre, por janë testet që e bëjnë diferencën është grip apo Covid. Edhe gripi është një virozë respiratore që nuk duhet nënvlerësuar. Ka rëndësinë e vet. Varet subjektin mbi të cilin bije. Kjo se janë subjekte ose persona që vuajnë nga sëmundje shoqëruese siç është diabeti, hipertensioni, problemet kardiake.

Është virozë jo e lehtë respiratore e shoqëruar edhe me komplikacione pulmonare dhe ka gravitet. Paraqitet me temperatura më persistente që kërkojnë më shumë kohë për të rënë, lodhje e shoqëruar me komplikacione pulmonare, pneumoni ose edhe fillimet e insufiçencave respiratore”, thotë mjekja për TV Klan.

Sipas bluzave të bardha gripi po prek të gjitha moshat, por më problem janë të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Paraqiten edhe të rinj edhe të moshuar edhe pacientë që vuajnë nga sëmundje shoqëruese. Pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar për gripin, por natyrisht ato që hospitalizohen janë kryesisht pacientë me patologji shoqëruese. Nuk përjashtohen edhe moshat e reja që ka në mes tyre”.

Mjekja apelon për masa të shtuara nga qytetarët dhe sidomos për më të moshuarit

“Personat me sëmundje shoqëruese, persona që bëjnë kimioterapi, diabetikët këtyre ju rekomandohet sepse janë më të predispozuar për të bërë forma më të rënda. Kështu që shmangia e ambienteve të grumbulluara siç janë lokalet restorante, mbajtja e maskave kur paraqiten në klinika për vizitë…”.

LEXO EDHE: Pse është e rëndësishme të kesh sigurim shëndeti në dimër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat