8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGrip apo COVID apo në Shqipëri? Flet virologu: Mund të jetë varianti...

Grip apo COVID apo në Shqipëri? Flet virologu: Mund të jetë varianti JN1…

Grip apo Covid? Kjo është pyetja që ka munduar jo rrallë qytetarët këtë sezon pasi klinika shumë e ngjashme ka bërë konfuz shpesh edhe mjekët.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare sepse mungon ende sekuencimi gonomik, nënvarianti i Covid “JN1” , mund të jetë prezent edhe në Shqipëri dhe ky nënvariant, sipas virologut, Andi Koraqi, ka klinikë shumë të ngjashme me gripin.

Duke u bazuar në statistikat e vendeve fqinj ku JN1 është prezent, por nuk është dominues mund të themi që mund të jetë prezent edhe në Shqipëri. Viroologët thonë se nuk ka dallim nga klinika ndërmjet gripit dhe JN1-shit”, tha ai për RTSH.

Nisur nga sëmundshmëria shumë e ashpër, shpesh dëgjojmë edhe për mbivendosje infeksionesh virale por virologu mendon ndryshe.

“Nuk ka mbivendosje të infeksioneve, pra grip dhe Covid”.

Imuniteti që lë vaksina anti-Covid zgjat deri në 8 muaj e për pasojë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e formave të rënda nga ndonjë mutacioni i mundshëm i këtij nënvarianti.

“Në një popullatë që është e pavaksinuar, por edhe në një popullatë që i ka kaluar afati i vaksinimit, virusi pëson vazhdimisht mutacione duke rënduar klinikën e të sëmurit”.

Nënvarianti JN1  është edhe në fokus të OBSH për shkak të infektueshmërisë më të lartë se Omicron por për momentin jo dominues në Europë, veçse në SHBA.

LEXO EDHE: Fëmijët dhe gripi, mjekja apel prindërve: Evitoni grumbullimet/ Si ju vjen në ndihmë kompania më e madhe e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat