Humbjet totale nga fatkeqësitë natyrore arritën në 40 miliardë dollarë.
Mbi një e treta e humbjeve në botë nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të vitit 2024 erdhën nga Paqësori (APAC) dhe Afrika, duke shkaktuar 40 miliardë dollarë humbje totale nga të cilat vetëm 9 miliardë dollarë të siguruar.
Këto shifra tejkalojnë mesataren 10-vjeçare prej 29 miliardë dollarësh në humbje totale dhe 4.1 miliardë dollarë humbje të siguruara, sipas “Munich Re”.
Një tërmet me magnitudë 7.3 në Tajvan në prill shkaktoi 4.6 miliardë dollarë humbje, me vetëm 0.8 miliardë dollarë të siguruara.
Reshjet e mëdha dhe përmbytjet në Guangdong, Kinë, çuan në të paktën 5 miliardë dollarë humbje, shumica e të cilave ishin të pasiguruara.
Përmbytjet në Afrikën Lindore nga shirat dhe ciklonet tropikale ‘Hidaya’ dhe ‘Ialy’ rezultuan në 283 vdekje dhe detyruan gati gjysmë milioni njerëz të largoheshin.
Shirat e rrëmbyeshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman në prill shkaktuan 8.3 miliardë dollarë humbje, duke përfshirë 2.8 miliardë dollarë të siguruar.
Humbjet globale në gjysmën e parë të 2024 arritën në 120 miliardë dollarë.
Pavarësisht rënies, humbjet e vitit 2024 ishin ende mbi mesataren e 10 dhe 30 viteve të fundit.
Humbjet e siguruara u rritën pak në 60 miliardë dollarë, shumë mbi mesataret e rregulluara 10 dhe 30-vjeçare prej 37 miliardë dollarë dhe 24 miliardë dollarë, respektivisht.
Veçanërisht, 68% e humbjeve totale dhe 76% e humbjeve të siguruara ishin për shkak të “rreziqeve jo të pikut” si stuhitë e forta, përmbytjet dhe zjarret.
Fatkeqësia më e kushtueshme ishte tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në Japoni në ditën e Vitit të Ri, i cili shkaktoi 10 miliardë dollarë humbje totale, duke përfshirë 2 miliardë dollarë humbje të siguruara.
LEXO EDHE: Tërmeti 7.5 ballë në Japoni, humbjet e siguruara vlerësohen nga 1.8 në 3.3 miliardë $
Temperaturat globale nga janari deri në qershor ishin rreth 1.5°C më të larta se nivelet paraindustriale, duke arritur nivele rekord.
Temperaturat tejkaluan 50°C në pjesë të Arabisë Saudite, ndërsa Nju Delhi pati një rekord prej 49,9°C në maj. Sipas NOAA, 2024 parashikohet të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar.
Valët e të nxehtit dhe thatësirat rritën gjasat për zjarre, si ato në Greqi, Turqi etj që kanë djegur mijëra hektarë pyje, banesa, biznese dhe makina.
LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë natyrore por rikuperojmë pasuritë!