Mungesa e pajisjeve të nevojshme të dallueshmërisë, nga drejtuesit e motomjeteve, është një nga problematikat që Policia Rrugore e Tiranës ndeshet shpeshherë.
Kryesisht gjatë natës, shumë shoferë motomjetesh nuk mbajnë jelekun fosforeshent, çka përbën potencial të lartë për aksidentet rrugore.
Teksa tregon dhe masat administrative që shoferët ndëshkohen, efektivja thotë se kjo kategori nuk mban as kaskën mbrojtëse.
Gjatë ditëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës, janë verifikuar dhe proceduar penalisht, rreth 500 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës, apo dhe për shkelje të tjera si të pa pajisur me leje drejtimi, për mangësi në dokumentacioni.