Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar së fundmi raportin mbi zhvillimin e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt në Shqipëri.
Sipas shifrave, situata e krijuar në vend në lidhje me sigurimet duket mjaft premtuese, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.
Me të njëjtin ritëm duket se ka ecur edhe sigurimi i detyrueshëm motorik, i cili gjatë muajit janar-shkurt 2023 arriti deri në rreth 1.863 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Raporti i AMF ka pozicionuar edhe njëherë SIGAL UNIQA Group Austria si kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri me një avantazh të konsiderueshëm. SIGAL përgjatë periudhës janar-shkurt 2023 zë rreth 21.36% të primeve të shkruara bruto në treg, duke shprehur besueshmërinë e qytetarëve.
Sigurisht që besueshmëria e qytetarëve vjen si rrjedhojë edhe e korrektesës të SIGAL UNIQA, dhe diçka të tillë e tregon edhe fakti që mbetet kompania me më shumë dëmshpërbime të paguara. Përgjatë kohëzgjatjës janar-shkurt 2023, SIGAL UNIQA ka paguar rreth 23.47% të dëmshpërblime në tregut vendas.
Produkti MTPL e Brendshme gjithashtu ka hasur një rritje në treg, ku SIGAL UNIQA Group Austria zë një hapësirë të konsiderueshme me 20.63%.
Për SIGAL UNIQA Group Austria klientët janë tepër të rëndësishëm, ndaj dhe puna jonë është e pandalur për të plotësuar të gjitha kërkesat që një shoqëri në zhvillim i ka të nevojshme.
Me një mori produktesh dhe një sërë mundësish të reja, SIGAL edhe këtë herë arrin të mbajë “lidershipin” e tregut të sigurimeve në vend.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku!