14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjithmonë një hap përpara të tjerëve/ Raporti i AMF: SIGAL, kryesuese e...

Gjithmonë një hap përpara të tjerëve/ Raporti i AMF: SIGAL, kryesuese e tregut në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi dy ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 9,775 milionë lekë, ose 10.25% më shumë se në janar-qershor 2021. Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 566,051 me një rritje prej 21.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.32% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.56%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.28% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.72% të totalit të tregut.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, vijon të jetë dominuese në të dyja klasat e sigurimeve.

LEXO EDHE: Unike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

Sa i përket sigurimeve të detyrueshme, SIGAL ze 43% të tregut, ndërsa tek vullnetaret 21.21% duke u rënditur kompania numër 1.

Prej më shumë se 23 vjetësh në treg, grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Suksesi dhe arritjet e kompanisë u takojnë mbi të gjitha klientëve të cilët pronën, shëndetin dhe automjetin ja kanë besuar SIGAL-it.

Sepse SIGAL UNIQA ofron mundësi të reja aty dhe është gjithmonë një hap përpara të tjerëve dhe e para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, e të shpejta.

SIGAL UNIQA punon gjithmonë për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve duke u reduktuar atyre kohë dhe kosto.

LEXO EDHESIGAL ONLINE – Blini siguracionin që ju nevojitet vetëm me një klikim/ Thjesht, shpejt, sigurt…

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat