Sot mbushen 14 vite nga shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë, Kosovës. Ky shtet u bë Sovran me institucione të pavarura dhe smibole unike shtetërore.
117 shtete e njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Këtë vit monumenti “NewBorn” i dedikohet gruas e që quhet “Gratë me Krahë”. Monumenti që ka nisur të marrë pamje të re u dedikohet vajzave të suksesshme në sport, muzikë film si dhe atyre që abuzohen e vriten nga familjarët e tyre në shtëpitë e tyre.
Ndërsa janë parashikuar aktivitete të ndryshme për këtë ditë, duke nisur me ngritjen e flamurit, seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë.
Si çdo vit që tashmë është bërë traditë nuk do të mungojnë vizitat në kompleksin memorial Adem Jashari dhe te varri i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Do të ketë edhe program të përbashkët të asambleve kombëtare të valleve të Shqipërisë dhe Kosovës.