8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeGati për në ‘Oktoberfest’, festa më e madhe e birrës në botë?...

Gati për në ‘Oktoberfest’, festa më e madhe e birrës në botë? Ç’duhet të keni me vete nëse shkoni nga Shqipëria

Oktoberfest i famshëm në Mynih, në Gjermani, nisi në vitin 1810, për të festuar martesën e princit të kurorës të Bavarisë me princeshën Therese von Sachsen-Hildburghausen.

Që prej atëherë, është rritur duke u bërë festa e birrës më e famshme në botë.

Këtë vit, Oktoberfest do të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 3 tetor 2023.

Më poshtë gjeni 5 fakte interesante mbi këtë festë:

Festa e këtij viti është më e gjata

Oktoberfest nis gjithnjë një të shtunë në mes shtatori dhe zgjat deri të dielën e parë të tetorit, për një periudhë 16-ditore.

Por nëse e diela e parë bie më 1 ose 2 tetor, festa zgjat deri më 3 tetor, Dita e Bashkimit të Gjermanisë. Duke qenë se e diela e parë është 1 tetor, Oktoberfest këtë vit do të zgjasë 18 ditë, më e gjata që mund të zgjasë.

Oktoberfest nis kur kryetari i bashkisë shpon fuçinë e parë

Që nga viti 1950, fillimi zyrtar i Oktoberfest shënohet nga shpimi i fuçisë së parë nga kryebashkiaku i Mynihut në Schottenhamel Festhalle.

Kryebashkiaku shpon fuçinë (vë aty një rubinet çezme me një çekiç të posaçëm prej druri) dhe mbush gotën e parë (gota e famshme prej 1 litër me birrë gjermane quhet stein) dhe ia jep kryeministrit të Bavarisë mes brohoritjeve “O’zapft is!” (“u lidh” – bëhet fjalë për rubinetin që vihet te fuçia birrës).

Më pas dëgjohen të shtëna me armë për t’u sinjalizuar tendave të tjera se mund të fillojnë të shërbejnë birrë. Edhe pse kapanonet janë hapur disa orë më parë, nuk mund të shërbehet birrë deri në këtë moment zyrtar të ceremonisë.

Ka vetëm 6 birra zyrtare

Oktoberfest zhvillohet në zonën e panairit Theresienwiese. Edhe pse ka shumë birra të mira Oktoberfest të prodhuara në gjithë botën, vetëm gjashtë birrari të Mynihut lejohen të shërbejnë birrën e tyre në Theresienwiese, secila në tendat e tyre gjigante të birrës.

Hofbräu, Augustiner, Hacker-Pschorr, Löwenbräu, Paulaner dhe Spaten janë të vetmet fabrika zyrtare të birrës në Oktoberfest.

Miliona njerëz do t’i pinë ato birra

Çdo vit, në Oktoberfest marrin pjesë mes 5 – 7 milionë persona (rekordi është 7.1 milionë persona, në vitin 1987).

Sasia e birrës që do të pinë këta miliona njerëz varion, natyrisht, por në 20 vitet e fundit, sasia minimale e birrës e shërbyer gjatë Oktoberfest ka qenë 5.6 milionë litra. Rekordin e mban viti 2014 me 7.7 milionë birra.

Ka gjithashtu shumë ushqim

Sasia aktuale e ushqimit ndryshon në bazë të frekuentimit çdo vit, natyrisht, por në vitin 2016 (kur morën pjesë 5.6 milionë njerëz), pjesëmarrësit në Oktoberfest hëngrën:
• 109 dema
• 58 viça
• 550.000 pula
• 140,000 pako salsiçe derri
• 44,000 peshq

Doni të shkoni nga Shqipëria në Mynih për të shijuar këtë festë? Ja çfarë duhet të keni me vete

Nëse udhëtoni me makinën tuaj

Nëse vendosni të udhëtoni drejt Gjermanisë me automjetin tuaj, do t’ju duhet Siguracioni “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare që dalin jashtë territorit të Shqipërisë.

Pse shqiptarët zgjedhin masivisht që “Karton Jeshil” ta marrin pranë SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online (në çdo moment) në www.sigal.com.al

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.

Doni që gjatë udhëtimit tuaj të keni edhe mekanikun, me vete?

SIGAL UNIQA ju mundëson shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodim në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose taxi

 

Doni edhe mjekun me vete? Me shërbimin e mjekësisë moderne “TeleShëndet“, SIGAL UNIQA ju mundëson komunikimin me një mjek të licensuar, kur të doni dhe sa herë të doni ju, edhe kur ndodheni jashtë Shqipërisë.

Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, një temperaturë apo alergji, mos prishni rehatinë tuaj. Falë “Teleshëndet” do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Por mos harroni të keni me vete edhe siguracionin “Shëndeti në Udhëtim“.

Ky siguracion mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Si dhe Emergjencat dentare
  • Anullim Udhëtimi

Udhëtoni të sigurtë me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat