8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGaranci dhe siguri për klientët/ SIGAL UNIQA, pa rivalë në sigurimet e...

Garanci dhe siguri për klientët/ SIGAL UNIQA, pa rivalë në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pasditen një ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2023.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2023 kapën vlerën 8,959 milionë lekë, ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 505,098 me një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.50% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.50% të totalit të tregut.

Po sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e besuar si për sigurimet e detyrueshme, ashtu edhe për ato vullnetare.

Sa i përket Sigurimeve të Detyrueshme, SIGAL mbetet në krye të tregut duke zënë mbi 21.2% të tregut.

Edhe në sigurimet vullnetare, sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut me 40% të tij dhe me diferencë krahasuar me 7 kompanitë e tjera që operojnë në treg.

Shërbimi në kohë dhe profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe novacioni që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

SIGAL UNIQA-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë kompania është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve me kompaninë që përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime.

Pas suksesit të saj qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2100 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat