11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFuqizim i marrëdhënieve mes dy vendeve/ Ponari nga Tokio: Pas vizitës së...

Fuqizim i marrëdhënieve mes dy vendeve/ Ponari nga Tokio: Pas vizitës së kryeministrit Rama, rritje e interesimit të bizneseve japoneze për Shqipërinë

Një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti i AJCCI (Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni) dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Japonisë në Tiranë Z. Takada Mitsuyuki dhe një përfaqësi të anëtarëve të Dhomës, ndodhen në Japoni ku po zhvillojnë një sërë takimesh.

E gjithë vizita është fokusuar në mundësitë që ka Shqipëria në afrimin e biznesit japonez, shkëmbimin e eksperiencave dhe mendimeve me organet më të larta të biznesit japonez, mundësitë e investimeve dhe rritjen e numrit të turistve nga ky vend në vendin tonë.

Pas vizitës së kryeministrit Z. Edi Rama në Tokio, është rritur interesimi i bizneseve japoneze, në sektorë të ndryshëm, për zhvillimin e ideve për biznes mes dy vendeve.

Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtetin aziatik, delegacionit shqiptar i janë rezervuar takime të rëndësishme, politike dhe ekonomike.

Si President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni dhe Konsull Nderi i Japonisë në vendin tonë, pata një takim me përfaqësuesin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Parlamentit dhe Grupit Parlamentar të miqësisë Shqipëri-Japoni, përfaqesues të Parlamentit, Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe kompani të shumta vendase”, shprehet Z. Ponari.

E themeluar një vit më parë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) ka për qëllim të favorizojë zhvillimet e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh, ndërmjet korporatave këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar si dhe  çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet mes dy vendeve.

LEXO EDHE: Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze

Po kush është Z.Avni Ponari?

Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, kulturore dhe sportive të vendit.

Ponari është themelues, aksioner dhe drejtues i 8 kompanive të Grupit “SIGAL UNIQA” në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut) dhe Përfaqësues Ekskluziv Zyrtar i markave të njohura ndërkombëtare “Toyota” dhe “Peugeot” në Shqipëri.

Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve financiare.

Ponari është anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Për më tepër, Z. Avni Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej vitit 2009 dhe një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve. Për këto merita, në vitin 2019 ai do të merrte vlerësimin e lartë nga vetë Perandori i Japonisë, “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore Shqipërisë-Japoni. Ndërsa më herët është vlerësuar edhe me ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze.

LEXO EDHE: Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Evropën Juglindore/ “Finance Central Europe” vlerëson Avni Ponarin me dy çmime prestigjoze

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat