Djegia e hamullave pas korrjes se grurit rrezikon djegien e dy godinave, në pamje të parë të pabanuara, në afërsi të fshatit Topojë në Fier.
Flakët vijojnë të përparojnë me shpejtësi për shkak edhe të erës që fryn në këtë zonë.
Zjarri ka nisur në fushën pranë shtëpisë dhe vijon të përparojë në territor.
Shtëpite ndodhen jo shumë pranë fshatit, ndërsa mendohet që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.