Sot në vend do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron.
Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.
Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.
Masa këto të vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, sipas ekspertëve.
Shtimi i infektimeve do të shkaktonte jo vetëm problematika për sistemin shëndetësor por edhe për biznese të ndryshme.
Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë e punëdhënësit për dëmtime apo aksidente që mund të pësojnë punonjësit në vendin e punës por ky sigurim nuk mbulon sëmundjet si COVID 19, shifrat e të cilit po rriten sërish dita-ditës.
Prandaj nevojitet sigurimi Anti-Covid për punonjësit që kanë më së shumti kontakt me klientët, siç janë mjekët, infermierët, farmacistët, operatorët e transportit publik, punojësit e dyqaneve dhe supermarketeve, punonjësit e fasonerive apo ato të bareve e restoranteve.
Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron siguracionin Anti-Covid.
iguracioni Anti-Covid përfshin edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja.
Mbulimet e Siguracionit anti-Covid:
a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit
b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë
c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID.
d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.
e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit
f) 1 milion lekë në rast humbje jete
Maksimumi i ditëve të mbulimit: 14 ditë
Falë kombinimit me aplikacionin Teleshëndet ju nuk do të keni nevojë të shkoni në spital për tu konsultuar me mjekun, por do ta keni atë në telefon 24 orë dhe mund ta pyesni për çdo simptomë apo shqetësim që mund të keni si mund ti dërgoni online analizat apo ekzaminimet që mund të kryeni.
Në rast se nevojitet, mjeku mund t’ju rekomandojë edhe medikamentet nëpërmjet applikacionit “Teleshëndet” dhe kështu ju do të evitoni çdo kontakt me spitalet apo me mjekun apo farmacistin.
Siguracioni anti-COVID mund të blihet në të gjitha zyrat e SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose online në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/AntiCovid.aspx
Për më shumë informacione mund të kontaktoni edhe në WhatsApp: +355686062829