12.5 C
Tirana
Thursday, January 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Zhvillimi i pronave publike, ja projektet kryesore në Tiranë

FOTO/ Zhvillimi i pronave publike, ja projektet kryesore në Tiranë

Janë prezantuar një sërë projektesh, pjesë e programit ‘Ura për Shqipërinë 2030’ në kryeministri, të cilat synojnë të japin një mundësi të mirë për bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat si dhe një shfrytëzim sa më efikas për asetet publike.

Adelina Greca, drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri një pasqyrim të projekteve të disa godinave të reja në Tiranë që do u vihen në ndihmë të administratës publike dhe sipërmarrjes private.

Një prej tyre Expo Albania, në afërsi të liqenit të Farkës, ku ka qenë dikur pista e helikopterëve. Do jetë një mundësi shumë e mirë për ekspozita, panaire edhe në rajon.

Tjetër infrastrukturë është pranë stadiumit Dinamo, e cila do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore.

Pronë tjetër do jetë një objekt sipërmarrjeje pranë ish-zyrave të ATSH-së në bulevardin Zhan D’Ark me hapësirë nëntokë, hapësira komerciale, zyra, hotel dhe rezidencë.

Pranë shkollës Harry Fultz, parashikohet një infrastrukturë 3 institucione si Kadastra, Agjencia e  Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet në një vend. Klasterimi i këtyre institucioneve në bazë të funksioneve.

Një godinë me shërbime mikse parashikohet te Fakulteti i Inxhinierisë. Këtu ofrohen dhe apartamente dhe dhoma për studentë. Ka larmishmëri në hapësirat që ofron.

Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stermasi’.

Me interes është edhe projekti i Bibliotekë Kombëtare tek ish-garda e Republikës, pranë Liqenit Artificial.

LEXO EDHE: Ndërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat