8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Mjedis i pastër, shoqëri e shëndetshme. SIGAL UNIQA, aksion edhe në...

FOTO/ Mjedis i pastër, shoqëri e shëndetshme. SIGAL UNIQA, aksion edhe në bregdetin e Durrësit e Kavajës

SIGAL UNIQA Group Austria është më shumë sesa një kompani Sigurimi. Ajo është një partner dhe kontribues i besueshëm për një shoqëri më të mirë e më të shëndetshme.

Prej disa vitesh tashmë, stafi i “SIGAL UNIQA” organizohet, në mënyrë vullnetare, për të pastruar territore të caktuara, kryesisht zonat bregdetare si më të frekuentuarat nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj këtë sezon.

Pas stafit të dy degëve në Shkodër, të cilat ndërmorrën dy ditë më parë një aksion pastrimi në plazhin e Velipojës, sot ka qenë rradha e dy degëve “SIGAL UNIQA”, të cilat u angazhuan në pastrimin e vijës bregdetare nga Shkëmbi i Kavajës me drejtim Golemin.

Të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e pastrimit, përveçse kontribuan në pastrimin e ambientit nga mbetjet, dhanë dhe një shembull pozitiv në komunitetin dhe tek pushuesit përreth, duke promovuar një përqasje të përgjegjshme qytetare dhe rritur ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Mbrojtja e mjedisit dhe kontribuimi aktivisht në zhvillimin ekonomik, me përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore, është një komponent i rëndësishëm  i misionit të Grupit “SIGAL UNIQA”.

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

Si pjesë e “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së mjedisit dhe kontributi i saj në reduktimin e pasojave të ndryshimeve klimatike është pjesë e përgjegjësisë sociale të saj.

SIGAL UNIQA ka mbështetur dhe do të vzhdojë të mbështesë iniciativa dhe aktivitete ambjentaliste të cilat synojnë ndërgjegjësimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit.

Sepse SIGAL UNIQA do të thotë “jetojmë më mirë së bashku”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat