Pasditja e së hënës shkaktoi një mot të rënduar në qytetin e Kuçovës, ku në pak minuta, grumbujt e breshrit u gjendën përpara shtëpive të banorëve. Këta të fundit me lopata nëpër duar janë munduar të largojnë sasinë e rënë të breshërit.
Ndërkohë po në këtë lagje ka pasur vërshim uji në sasi të lartë.
Është nevojitur ndërhyrja e strukturave lokale me pompa thithëse për larguar ujin që ka përmbytur disa shtëpi.
Po ashtu raportohet se në fshatin Perondi, i cili kufizohet me lagjen “1Maji”, ka dëme në kulturat bujqësore.
LEXO EDHE: Përmbytjet në Itali nxorën në pah se ndryshimet klimatike po prekin Mesdheun