Një automjet është aksidentuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Radio Televizionit Shqiptar, dhe ambasadës italiane në Tiranë.
Siç shihet nga fotografitë e LSA, makina është përplasur me barrierën anësore, duke rrëzuar edhe tabelën me emrin e rrugës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar, teksa policia nuk ka njoftim zyrtar mbi aksidentin.