Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në afërsi të Sukthit.
Bëhet me dije se një nga mjetet ka tentuar të parakalojë dhe ka humbur kontrollin duke goditur tjetrin nga pas.
Në fotot e siguruara shihet se njëri prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Sakaq, drejtuesi i mjetit që është goditur nga pas së bashku me pasagjerin janë dërguar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.