Pas një projekti pilot të suksesshëm 1-vjeçar, “UNIQA Insurance Group” bëhet anëtare e përhershme e Eurapco Alliance.
Kjo e fundit është një bashkësi strategjike në të cilën tetë kompani sigurimesh në Evropë bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të njohurive, zhvillimit të orientuar nga biznesi dhe inovacionit të përbashkët.
Fokusi është në transformimin dixhital, dixhitalizimin, inovacionin në shëndet dhe qëndrueshmëri.
Duke formësuar të ardhmen e industrisë
Eurapco Alliance është aktivisht e angazhuar në formësimin e të ardhmes së industrisë së sigurimeve. Në më shumë se 300 ngjarje dhe takime në vit, punonjësit e kompanive partnere ndajnë ekspertizën dhe praktikat më të mira në të gjitha fushat kyçe të biznesit.
Synimi i partnerêve të saj është forcimi i konkurrencës dhe aftësisë së tyre për inovim, dhe kështu aktivitetet e tyre në tregjet lokale.
Ajo ka gjithashtu një fokus i fortë në zhvillimin e zgjidhjeve të orientuara nga klienti.
Bashkëpunimi ndërkufitar, hierarki dhe funksione
“Jemi krenarë që jemi partnerë të përhershëm të Eurapco Alliance. Ky partneritet është në përputhje me strategjinë tonë UNIQA 3.0, e cila gjithashtu bazohet në bashkëpunim përtej kufinjve kombëtarë, hierarkive dhe funksioneve. Në një kohë që ndryshon shpejt dhe sfiduese, ne dëshirojmë të formojmë aktivisht të ardhmen e industrisë së sigurimeve nëpërmjet shkëmbimit reciprok”, thotë Wolfgang Kindl, Anëtar i Këshillit Drejtues (Klientë & Tregjet Ndërkombëtare) në “UNIQA Insurance Group”.
“Si një nga liderët e tregut të sigurimeve, partneriteti me UNIQA hap shanse dhe horizonte të reja për Eurapco Alliance. Jemi të lumtur të fillojmë këtë bashkëpunim, me besimin se duke krijuar vlerë dhe duke ndarë njohuri, do të forcojmë kapacitetet tona të përbashkëta dhe individuale,” thotë Oliver Schoeller, Kryetar i Eurapco dhe Drejtor Ekzekutiv i Gothaer Group.
“Me kënaqësi të madhe, mirëpresim UNIQA-n në Eurapco Alliance. Ky partneritet ofron një mundësi të shkëlqyeshme për Eurapco për të përmirësuar shkëmbimin e njohurive, për të përshpejtuar biznesin dhe për të nxitur inovacionin, transformimin dixhital dhe iniciativat orientuar nga klienti brenda bashkësisë”, thekson Frauke Feess, Drejtor i Përgjithshëm Eurapco Alliance.
Nxitja e shkëmbimit dhe transferimit të njohurive
Me më shumë se 50 grupe pune dhe një gamë të gjerë të aktiviteteve vjetore, rrjeti i Eurapco Alliance mbulon të gjitha aspektet e industrisë së sigurimeve.
Si rezultat, Eurapco Alliance shërben si një platformë për rrjetëzim ndërkombëtar dhe zhvillim të punonjësve. Kjo përfshin sidomos Akademinë Eurapco, e cila ofron format e ndryshme të mësimit me orientim ndërkombëtar dhe hulumtime thelluese.
UNIQA do të përdorë më shumë këto oferta për trajnimin e mëtejshëm të punonjësve të saj. Përveç kësaj, këto mundësi për arsimim dhe trajnim në nivel ndërkombëtar do të rrisin atraktivitetin e kompanive të sigurimeve pjesëmarrëse si punëdhënës.
Gjithashtu, Laboratori Eurapco, i dedikuar eksplorimit të zgjidhjeve të reja për të ardhmen e sigurimeve, mundëson projekte dhe mundësi biznesi të përbashkëta në mes të kompanive partnere.
“Bashkëpunimi me Eurapco është një platformë shkëlqyese për rrjetëzim ndërkombëtar dhe përgatitje të mëtejshme për punonjësit tanë. Këto mundësi të pasura për trajnim dhe arsim të punonjësve tanë në nivel ndërkombëtar kontribuojnë gjithashtu në atraktivitetin tonë si punëdhënës”, thotë René Knapp, anëtar i Këshillit Drejtues në UNIQA.
“UNIQA Insurance Group” është pjesë e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve prej marsit 2007, përmes Grupit SIGAL UNIQA.