Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPT ka informuar tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar, në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care.
Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, janë bërë ndryshime për lëshimin e faturës me para në dorë, njofton DPT.
Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.
Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.
Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.