15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Forcimi i stabilitetit financiar, rritja e efektivitetit të mbikëqyrjes dhe integriteti i...

“Forcimi i stabilitetit financiar, rritja e efektivitetit të mbikëqyrjes dhe integriteti i tregjeve…”/ AMF miraton Strategjinë 5-vjeçare, 2023-2027

Bordi i Autoritetit të Mbiqyrjes Financiare miratoi me Vendimin nr. 34, datë 31.03.2023 “Strategjinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2023-2027”.

Autoriteti synon promovimin dhe nxitjen e standardeve të larta për mbrojtjen e konsumatorëve dhe integritetin e të licencuarve, garantimin e stabilitetit të tregut financiar jobankar, si dhe përmirësimin e shkallës së profesionalizmit, nëpërmjet forcimit të vazhdueshëm të rregullimit dhe mbikëqyrjes të tregjeve.

Vizioni i Autoritetit është të kontribuojë drejt përafrimit legjislativ dhe rregullator me Bashkimin Evropian, për forcimin e standardeve të tregjeve nën mbikëqyrje, si dhe të lehtësojë ndërlidhjen e tregjeve vendase me ato ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin AMF.

Strategjia 5-vjeçare 2023-2027, përcakton disa prioritete të rëndësishme për zhvillim, për periudhën afatmesme dhe është strukturuar sipas drejtimeve të mëposhtme:

– Forcimi i stabilitetit financiar, rritja e efektivitetit të mbikëqyrjes dhe integritetit të tregjeve;

– Përafrimi i legjislacionit me standardet evropiane zhvillimi dhe modernizimi i tregjeve;

– Mbrojtja e interesave të konsumatorit dhe investitorit;

– Zhvillimi i financimit të gjelbër dhe harmonizimi me praktikat evropiane;

–  Digjitalizimi dhe përmirësimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit

Strategjia e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2023-2027

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat