11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetForbes: 11 hapa që të rriteni në karrierë gjatë vitit 2022

Forbes: 11 hapa që të rriteni në karrierë gjatë vitit 2022

A jeni i vendosur ta bëni vitin 2022 të jetë viti juaj më i mirë?

Këtu janë 11 ide që mund t’i zbatoni menjëherë për të zhvilluar karrierën tuaj:

  1. Përqafoni fuqinë trifecta: qartësi, qëndrueshmëri dhe disiplinë

Duke u fokusuar te qartësia, qëndrueshmëria dhe disiplina, ju do të mund të përmirësoni komunikimin tuaj, do të shtoni lidershipin e mendimit dhe do të forconi “markën” tuaj personale.

Nëse i bëni njerëzit njerëzit, do t’i humbisni ata; kur jeni të qartë, gjithçka bëhet më e lehtë. Njerëzit ju kuptojnë ju, atë që ju ofroni, vlerën tuaj, atë që ju dallon nga të tjerët, mënyrën si mund t’i ndihmoni ata dhe si ata mund t’ju ndihmojnë ju. Qartësia i ndihmon të tjerët t’ju njohin, t’ju pëlqejnë dhe t’ju besojnë.

Qëndrueshmëria ka të bëjë me përafrimin dhe ruajtjen e “zërit”, të pamjes dhe të ndjenjës tuaj në të gjitha komunikimet që keni. Kjo lidhet me mënyrën se si e prezantoni veten, më mënyrën se si tingëllon zëri juaj, mënyra se si shkruani, pra të gjitha pikat prekëse vizuale dhe verbale. Kjo është aq shumë e rëndësishme, sa të tjerët fillojnë të presin – dhe të parashikojnë – këndvështrimin tuaj specifik dhe perspektivën tuaj unike. Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, ju i dërgoni një mesazh botës se kush jeni dhe çfarë qëndrimesh keni.

Pa disiplinë, ju rrezikoni të përpiqeni të jeni gjithçka për të gjithë njerëzit. Dhe kjo sjellje ul avantazhin tuaj konkurrues dhe zvogëlon ofertën tuaj. Më keq akoma, njerëzit nuk do të dinë çfarë të mendojnë për ju (nëse qëllon që të mendojnë për ju). Prandaj, në vend se të bëni këtë, përqendrohuni te gjërat që bëni më mirë dhe lërini ato të tjerat të zbehen në sfond. Pastaj, promovoni ato një ose dy fusha që ju ofrojnë avantazh, si dhe ekspertizën tuaj për të ndihmuar të tjerët, në mënyrë që emri juaj të bëhet sinonim i atyre aftësive.

  1. Rrisni ndikimin tuaj duke ndarë mençurinë me të tjerët

Mençuria është aftësia për të menduar dhe vepruar duke përdorur njohuritë, përvojën, mirëkuptimin, logjikën dhe intuitën. Por ajo shndërrohet në diçka vërtet të fuqishme kur ndahet me të tjerët. Pse? Sepse e gjithë mençuria e botës nuk ka kuptim nëse nuk vihet në zbatim.

  1. Dëgjoni më shumë se sa flisni

Përfitimet e të dëgjuarit janë të shumta. Të dëgjuarit në mënyrë aktive tregon respekt, krijon besim dhe i bën njerëzit të ndihen të vlerësuar. Kjo krijon një cikël të virtytshëm: ne kemi një tërheqje të natyrshme drejt atyre që na dëgjojnë dhe kur ndihemi të dëgjuar, jemi më të hapur. Të dëgjuarit në mënyrë aktive gjithashtu i lejon udhëheqësit të mësojnë për gjëra të ndryshme, të mira apo të këqija qofshin ato, si dhe për të zbuluar ide dhe mundësi të reja. Ata gjithashtu mund të zbulojnë probleme të mundshme dhe të bëhen krijues për zgjidhjen e tyre përpara se ato të bëhen shqetësuese.

  1. Mësoni të thoni jo…

Nëse dëshironi të rriteni në karrierë, duhet të mësoni t’u thoni jo pothuajse çdo gjëje (dhe ҫdokujt) që nuk ju emocionon, nuk u përket vlerave tuaja, nuk e çon më tej misionin tuaj në jetë ose nuk ju ndihmon në arritjen e qëllimeve tuaja. Kini parasysh se, kur u thoni jo gjërave dhe njerëzve që nuk ju shërbejnë më, mund t’u thoni po atyre që ju shërbejnë.

5. …Por thoni po për mundësitë e rritjes

Të thoni po mund të jetë një ndihmë për karrierën tuaj. Kjo gjë ju krijon sfida dhe mundësi të reja, sjell bashkëpunime, fuqizon dhe afirmon të tjerët dhe krijon një mjedis ku nuk ka problem të provosh, të dështosh, të mësosh dhe të sjellësh risi. Dhe, më e mira nga të gjitha, ju shtyn të dilni nga zona juaj e komfortit, në mënyrë që të zhvilloheni.

  1. Mos kini frikë nga dështimi

Dështimi dhe suksesi nuk janë reciprokisht ekskluziv; ata janë të lidhur. Drejtuesit e përdorin dështimin si motivim, duke ruajtur guximin dhe këmbënguljen për të vazhduar përpara. Duke e parë dështimin si një pjesë përbërëse të suksesit dhe jo si një alternativë negative, ju do ta ndryshoni mentalitetin tuaj duke e bërë atë më pozitiv, pasi do të filloni ta shikoni dështimin si një domosdoshmëri.

Kini parasysh gjithashtu se gabimet ju ndihmojnë të mësoni. Aftësia juaj për t’u përshtatur me dështimet është jetike; një dështim është një gabim vetëm nëse nuk arrin të mësosh prej tij. Provoni të mbani një “rezyme dështimesh” të të gjitha gabimeve tuaja më të mëdha – dhe të asaj që keni mësuar prej tyre.

  1. Udhëhiqni nëpërmjet kuriozitetit tuaj

Kur jeni kureshtar, jeni të hapur. Të hapur për të eksploruar ide, përvoja dhe mundësi të reja. Të hapur për të takuar njerëz të rinj dhe për të mësuar gjëra të reja. Të hapur për të lënë pas mendësitë e vjetruara dhe besimet kufizuese, për t’i bërë vend anës tuaj më të lartë dhe më të mirë. Dhe është ajo çiltërsi – ai kuriozitet – që nxit rritjen. Kur përqafoni kuriozitetin, ju shndërroheni në një nxënës të përjetshëm, duke ndihmuar rritjen tuaj personale dhe profesionale.

  1. Shprehni kreativitetin tuaj

Kreativiteti është aftësia për të perceptuar botën në mënyra të reja, për të gjetur aspekte të fshehura, për të krijuar lidhje midis gjërave në dukje të ndryshme dhe për të gjeneruar zgjidhje inovatore. Kur jeni krijues, jeni në gjendje t’i ktheni në realitet idetë e reja të imagjinatës tuaj. Për të kultivuar kreativitetin tuaj, bëni pyetje të mëdha, jini të vëmendshëm dhe mendjehapur, ruani pak kohë për të lënë mendjen tuaj të endet e lirë dhe mos kini frikë të rrezikoni.

  1. Përqendrohuni te vëmendja dhe besimi

Seth Godin thotë se “nuk tërheq vëmendje nëse nuk ngjall besim. Nuk ngjall besim nëse nuk tërheq vëmendje.”

Mirësia dhe respekti ju bëjnë të fitoni medoemos vëmendje dhe besim. Ju mund t’i shfaqni të dyja ato duke bërë dallimin midis vëmendjes së keqe dhe asaj të mirë (diçka që përputhet me mendimet tuaja dhe do të perceptohet pozitivisht), duke mos u përpjekur të luani lojëra (mos përdorni një lojë pushteti për të ndikuar te njerëzit) dhe duke qenë bujarë (jo egoist, duke pritur diçka në këmbim).

  1. Përcaktoni qëllimin tuaj

Në një botë ku të gjithë kërkojnë të ecin përpara duke mposhtur algoritmin ose duke rritur ritmin e tyre të ngutjes, metoda më e mirë e rritjes mund të jetë ajo që fshihet në pamje të qartë: shfrytëzimi i fuqisë së qëllimit.

Thuhet se gjëja në të cilën përqendroheni, rritet, kështu që nga kjo rrjedh se vendi ku zgjidhni të drejtoni vëmendjen tuaj mund të ndikojë ndjeshëm në përparimin tuaj në karrierë. Vëmendja pa qëllim është e pakuptimtë, kështu që duhet të vendosni me vetëdije për ta lidhur vëmendjen tuaj me atë që ka më shumë rëndësi për ju.

  1. Investoni te vetja 

Nuk do të pendoheni kurrë për një investim në veten tuaj. Aftësia juaj për t’u përshtatur dhe për të mësuar është thelbësore për mbijetesën dhe rritjen tuaj në karrierë, prandaj bëni një përpjekje të vetëdijshme për të shtuar aftësitë tuaja duke lexuar libra, duke parë video edukative, duke dëgjuar podcast informuese dhe duke e çuar më tej zhvillimin e vetes tuaj në bashkëpunim me mentorë. Përdorni kuriozitetin tuaj për të kërkuar ide, informacione dhe perspektiva të reja, edhe (dhe veçanërisht) nëse ato ndryshojnë nga tuajat.

/Forbes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat