Këtë vit, globalisht, ari arriti në nivele historike mbi 3,100 dollarë për ons, i nxitur nga tensionet e vazhdueshme tregtare, rritja e investimeve në fondet ETF të arit dhe blerjet nga bankat qendrore.
Ndërkohë, aksionet evropiane patën tremujorin e parë më të mirë në raport me S&P 500 që nga viti 2015, pasi shumë shtete evropiane po rrisin shpenzimet për mbrojtjen, çka pritet të nxisë rritjen ekonomike në rajon.
E vendosur dhe e parë edhe në këtë kontekst global, SIGAL Invest, me kthim vjetor 9%, dëshmon se fondet e investimit të menaxhuara me profesionalizëm mund të ofrojnë një ekuilibër optimal midis fitimit, likuiditetit dhe sigurisë.
9% normë kthimi, nënkupton se 100 dollarë të investuara sot, pas 10 vjetësh janë 236.74 dollarë, konkretisht 136.74 dollarë fitim kapital.
9% normë kthimi, nënkupton se norma e SIGAL Invest, sot, është më e lartë edhe se sa shumë tregje globale premtuese të Evropës dhe Botës për investim.
Mekanizmi nuk është i njëjtë, por ideja finale e çdo investitori është ta shtojë likujditetitin dhe fitimin real: SIGAL Invest mbetet mundësia e shkëlqyer në Shqipëri.