11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFMN: Amnistia Fiskale dëmton moralin tatimor, si kartë për evazorët; Sejko: Inflacioni...

FMN: Amnistia Fiskale dëmton moralin tatimor, si kartë për evazorët; Sejko: Inflacioni do të mbetet i lartë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.

Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë, duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.

“Projektligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.  Përfshin një falje të konsiderueshme të personave që përveç këtyre, kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por që ta konsiderojë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte.

Një sistem modern të administratës tatimore për marrjen e informacionit dhe gjithashtu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin. Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, theksoi ajo.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat