Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpallë tre ditë zie në nderim të viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Flamujt shtetërore para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmë shtizë.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, ku humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur.
Vetë kryeministri Zoran Zaev udhëtoi në drejtim të Bullgarisë për të ndjekur këtë tragjedi me pasoja të rënda.