16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDyfishohen turistët e huaj në Shqipëri/ Kryesojnë polakët, spanjollët dhe rajoni

Dyfishohen turistët e huaj në Shqipëri/ Kryesojnë polakët, spanjollët dhe rajoni

Shqipërinë në muajt janar-tetor e kanë vizituar 5.1 milionë shtetas, duke shënuar një rritje gati dyfish në raport me një vit më parë kur kulmoi pandemia, por në raport me vitin 2019 hyrjet ishin 11.5% më pak.

Të paktën 48% e vizitorëve ishin nga Kosova në janar-tetor këtë vit nga 36% që ishin në vitin 2019 duke reflektuar kështu qartë peshën dhe kontributin që kanë pasur në turizëm ky grup.

Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë 10-mujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia, Spanja, vendet e rajonit, Gjermania dhe SHBA edhe pse në përgjithësi të gjitha vendet kanë shënuar rritje sidomos si pasojë e hapjes së lirshme të kufijve dhe lehtësimin të masave kufizuese në vend. Ndërkaq Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Gjithashtu daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021 dhe gjatë 10 mujorit të këtij viti, kanë shënuar një rritje përkatësisht me 28,0 % dhe me 13,6 %.

Lexo edhe: Festat e Nëntorit/ Ju shijoni pushimet, për shëndetin tuaj mendon SIGAL UNIQA

Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë ato që kanë shënuar ulje të hyrjeve në vitin 2021 në raport me 2019 me nga 27% më pak, polakët 16% më pak dhe Mali i Zi 13% më pak. Rënien më të fortë ndër të gjithë vizitorët duket se e kanë hyrjet nga Greqia me 57%.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 621.149 duke shënuar një rritje me 28%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 311.390.

Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 13,6%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2021, janë 309.759. Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 46,7%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 3.534.819. Ky tregues është rritur me 42,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat