Tjetër aksident me punonjësit në vendin e punës.
Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Fierit.
Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç.
Si pasojë, ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
AKSIDENTET NË PUNË
Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.
Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.
SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË
Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.
Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.
Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.
Së treti, kontribuon në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve
- Të gjithë individëve
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
Kontaktoni për ti ofruar punonjësve tuaj kushtet më të mira me sigurimin më të përshtatshëm për ta!
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829
LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, dy kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri