5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestime larg tryezës së familjes/ Fundviti me 25% më shumë udhëtime jashtë...

Festime larg tryezës së familjes/ Fundviti me 25% më shumë udhëtime jashtë vendit

Gjithnjë e më shumë shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit Krishtlindjen dhe natën e ndërrrimit të viteve.

Sipas operatorëve turistikë, numri i atyre që zgjedhin të festojnë larg shtëpisë është rritur me rreth 25% në krahasim me vitin 2022.

“Shtetet që kanë preferuar më shumë kanë qenë Spanja, Austria, Çekia, Franca kanë një organizim shumë të mirë për periudhën e festave se fillojnë një muaj para dhe atmosfera ndihet”, shprehet për A2 Florinda Zani, operatore turistike.

Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten edhe vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia.

LEXO EDHE: Festat e fundvitit, shtohen lundrimet nga Durrësi drejt Italisë, siguracionet që duhet të keni me vete

Pozitive është se vitet e fundit destinacionet dimërore janë shtuar edhe brenda vendit.

Tryeza festive mund të mos shtrohet në shtëpi, por familja ka opsione për t’u mbledhur në atdhe.

Juglindja kryeson në preferencë, por edhe qytetet kryesore të bregdetit.

 “Brenda vendit ka përsëri shumë rezervime sidomos Voskopojë, Korçë, Dardhë por dhe nga bregdeti si Durrësi, Saranda”.

Teksa tradita e do që të gjithë të festojmë në një mënyrë apo një tjetër, shqiptarët këtë vit për do të paguajnë 15-20% më shumë.

“Në Europë nuk i kanë darkat e përfshira por në vendet si Greqi, Mali Zi, Maqedoni e Veriut i kanë të përfshirë këto dy festa të rëndësishme. 

Ndryshe nga Europa, në Shqipëri ofrojnë ose të treja vaktet ose mëngjesin dhe darkën gala. Në varësi të yjeve të hotelit mund të fillojnë nga 40 euro deri në 100 euro për person“.

LEXO EDHE: Doni të shijoni një fundjavë mes dëborës në Korçë? Pse duhet të keni “AutoSOS” me vete

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat