13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFatkeqësitë Natyrore/ Vetëm 43% e humbjeve të shkaktuara në Slloveni gjatë 4...

Fatkeqësitë Natyrore/ Vetëm 43% e humbjeve të shkaktuara në Slloveni gjatë 4 dekadave të fundit janë mbuluar nga sigurimet

Mes viteve 1980 dhe 2020, humbjet ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në Slloveni kanë arritur në 3.8 miliardë euro. Ndërkohë, vetëm 43% e këtyre humbjeve ishin të siguruara, që korrespondon me një shumë prej 1.6 miliardë euro, shifra që tregojnë një boshllëk të konsiderueshëm në mbulimin e sigurimeve.

Shifrat janë publikuar nga Agjencia Sllovene e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AZN).

Ky hendek u bë veçanërisht i dukshëm vitin e kaluar gjatë fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë. Mbulimi me sigurim rezultoi i pamjaftueshëm, duke mbuluar vetëm rreth 16% të vlerës së dëmit ekonomik. Këto rrethana tregojnë nevojën urgjente për një strategji për të rritur përhapjen dhe përballueshmërinë e sigurimeve në Slloveni”, thuhet në një artikull të botuar në faqen e internetit të AZN.

Situata aktuale është edhe më e rëndë duke patur parasysh se 2023 u shënua si viti më i ngrohtë në 176 vitet e fundit, sipas Administratës Kombëtare të Vlerësimit dhe Klimës. Temperatura mesatare u rrit me 1,18 °C në krahasim me shekullin e 20-të dhe tejkaloi mesataren para-industriale me 1,35 °C.

Kjo ngrohje ekstreme ka çuar në një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit në mbarë botën, duke treguar një nevojë urgjente për zgjidhje efektive për të ashtuquajturin Sigurim NatCat (Sigurimi nga Katastrofa Natyrore).

Për siguruesit sllovenë, viti 2023 ishte treg me pretendime rekord të larta NatCat. Primet e shkruara bruto arritën në 2,256 milionë euro, që është 589 milionë euro ose 35,3% më shumë se në vitin 2022, kur arritën në 1,667 milionë euro.

Nga kjo më shumë se gjysmë miliardë ishin shpenzim për dëme, ku peshën më të madhe e zënë klasat e sigurimit të pronës me dëmet që arrijnë 213 milionë euro, kryesisht si pasojë e stuhive të përsëritura të vitit të kaluar me breshër dhe përmbytjet në muajin gusht, raporton Sigurime.Online.

Humbjet nga Katastrofat Natyrore në 2023 arritën në 380 miliardë dollar

Raporti “Climate and Catastrophe Insight 2024“, publikuar nga Aon zbulon se 398 fatkeqësi natyrore të regjistruara gjatë vitit 2023, shkaktuan një humbje ekonomike prej 380 miliardë dollarësh gjatë vitit 2023 (2022: 355 miliardë dollarë), të nxitura nga tërmete të të pamëshirshme, stuhi të forta, përmbytje dhe zjarre në mbarë botën.

Humbjet globale të siguruara gjatë 2023-shit tejkaluan 100 miliardë dollarët, ose 31% të humbjeve totale. “Hendeku i mbrojtjes” ka qenë 69% (2022: 58%), fakt që nxjerr në pah urgjencën për të zgjeruar mbulimin në sigurim.

Raporti thekson se 95,000 njerëz në mbarë botën humbën jetën për shkak të fatkeqësive natyrore në vitin 2023, numri më i lartë që nga viti 2010, kryesisht nga tërmetet dhe valët e të nxehtit.

Sipas raportit të Klimës dhe Katastrofës 2024 të Aon-it, 10 ngjarjet kryesore të humbjeve ekonomike globale në 2023 ishin:

Shqipëria, 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Rëndësia e të qënurit i siguruar

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat