16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFaqet zyrtare shtetërore gjermane goditen njëra pas tjetrës nga sulmet kibernetike

Faqet zyrtare shtetërore gjermane goditen njëra pas tjetrës nga sulmet kibernetike

Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore.

Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë.

Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë.

“Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt, Lydia Hüskens.

“Asnjëherë më parë nuk ka patur një sulm kaq të madh kibernetik në faqet e administratës shtetërore të Berlinit”, tha sekretari i shtetit për çështjet dixhitale në Ministrinë e Brendshme, Ralf Kleindiek.

Në Saksoninë e Poshtme, autoritetet po hetojnë një individ të paidentifikuar, haker, i dyshuar për sulme kompjuterike.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Verden tha se autoritetet po hetonin të gjitha motivet, dhe se kishte indikacione për një sulm pro-rus.

Sulmi i ashtuquajtur DDoS, që përfshin mbingarkimin e qëllimshëm të serverëve me kërkesa masive, nuk shkaktoi shqetësime të mëdha.

Të martën, hakerët kishin shënjestruar sërish një faqe të Ministrisë së Zhvillimit për rindërtimin e Ukrainës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat