14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEvropa në flakë, por sinoptikanët ngrenë alarmin: Pas vapës, priten stuhi të...

Evropa në flakë, por sinoptikanët ngrenë alarmin: Pas vapës, priten stuhi të fuqishme

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre të reja, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është “pjekur” nga një valë rraskapitëse e të nxehtit.

Mbretëria e Bashkuar, e cila njihet për klimat më të buta, regjistroi për herë të parë temperature mbi 40 gradë.

Gjermani ka shënuar ditën më të nxehë për këtë vit, ndërsa Portugalia shënoi një numër të madh vdekjesh nga i nxehti.

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) paralajmëroi se do të bëhej edhe më keq.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

“Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta,” tha shefi i WMO Peterri Taalas.

Përveç temperaturave rekord në Britaninë e Madhe, disa shërbime zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha pas rritjes së zjarreve. Një zjarr i madh në Wennington, në lindje të Londrës, ka djegur shtëpitë.

Banorët që duhej të evakuoheshin i thanë BBC-së se rreth tetë shtëpi dhe ndoshta një kishë lokale ishin shkatërruar nga zjarri, ndërsa një zjarrfikës në vendngjarje e përshkroi atë si “ferr absolut”.

Në Francë , 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord të hënën.

Megjithëse niveli më i lartë i të gjitha kohërave për Francën kontinentale nuk është arritur, jugperëndimi i vendit ka përjetuar zjarret më të mëdha në më shumë se 30 vjet.

Gati 37,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Në Belgjikë, një zjarr shpërtheu në resortin De Haan, duke djegur disa automjete. Por pas vapës së egër, vendi tani po përgatitet për stuhi që mund të çojnë në 20-30 mm shi në disa rajone, raporton gazeta “Le Soir”.

Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani pasi vala e të nxehtit vazhdon të lëvizë në veri dhe lindje.

Të martën, vendi përjetoi ditën e tij më të nxehtë të vitit 2022. Shërbimi kombëtar i motit regjistroi 39.5C në qytetin perëndimor të Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel prej 39.5 gradë Celsius në Mastriht, thanë sinoptikanët.

Temperaturat në Portugali janë ulur ndjeshëm. Megjithatë, më shumë se 1000 vdekje të lidhura me valët e të nxehtit janë regjistruar që nga java e kaluar.

Zjarret janë bërë një pasojë e zakonshme e këtyre temperaturave ekstreme në të gjithë Evropën. Spanja qendrore dhe veriperëndimore gjithashtu është shkatërruar nga zjarret.

Në Greqi, një zjarr u ndez në rajonin malor të Penteli, pranë Athinës. Ai ka dëmtuar shtëpitë dhe ka bërë që autoritetet lokale të evakuojnë të paktën katër zona dhe një spital.

Sinoptikanët në Itali paralajmërojnë temperatura deri në 40-42 gradë Celsius mes të mërkurës dhe të premtes.

PSE NEVOJITET SIGURIMI I SHTËPISË 

Shtëpia apo apartamenti është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore etj.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I SHTËPISË?

MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;

MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Gjërat tuaja “Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private”);

MBULIMIN E PARAVE DHE BIZHUTERITË nëse janë të vendosura në kasafortë me peshë mbi 160 Kg dhe të fiksuara në dysheme ose në mur;

MBULIMIN E KORNIZAVE, PIKTURAVE, AFRESKEVE, MOZAIKË, SKULPTURA, ANTIKITETE, KOLEKSIONE ME NJË KONTRATË TË VEÇANTË dhe si shtesë e mbulimit bazë të banesës me kusht që i Siguruari të provojë me dokumentacion vlerën e blerjes së tyre.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet? 

Sygjerimi ynë për një sigurim të plotë të shtëpisë është që minimalisht të sigurohet rreziqet e meposhtme:

Zjarri që nënkupton djegien me flakë të të mirave materiale, jashtë një vatre të përshtatshme, që mund të zgjerohet e të përhapet”;

Rrufeja që nënkupton shkëndinë elektrike të shkaktuar nga një rritje tensioni (volt) ose intesiteti (amper), si rrjedhojë e një ndryshimi të madh të një reje, o të një reje e ajrit përreth ose të tokës;

Eksplozioni që nënkupton zhvillimin e gazrave ose avujve me temperaturë të lartë e të tensioneve, shkaktuar nga reaksionet kimike, dhe zgjatet vetë me shpejtësi të madhe;

Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;

Tërmeti;

Përmbytja,

Breshëri;

Rredhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;

Mbingarkesa me dëborë që nënkupton rënien e plotë ose të pjesshme e çatisë ose të mure të shkaktuara nga mbingarkesa me bore);

Vjedhja si pasojë e hyrjes me forcë në këto ambjente;

Shpenzimet për pastrimin e mbeturinave pas ndodhjes së ngjarjes;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

BLI ONLINE SIGURIMIN E SHTËPISË

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/pasuri dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Çmimi për Sigurimin e Shtëpisë? Vetëm 1 euro për m2. Nëse prona juaj është 100 m2 atëherë sigurimi i saj kushton vetëm 100 euro në vit.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat