5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro në nivelin e 100 lekëve/ Normalitet i ri me të cilin...

Euro në nivelin e 100 lekëve/ Normalitet i ri me të cilin duhet të mësohemi

Forcimi me të paktën 13.8% i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri, i cili pavarësisht se prek interesat e një kategorie të caktuar qytetarësh, mbetet një regjim i favorshëm për ekonominë e vendit.

Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, kontributorët kryesorë në këtë ecuri burojnë nga zgjerimi i shpejtë i turizmit, me rritje vjetore prej 46.6%, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte me 10.6% më të larta se një vit më parë si dhe paratë e dërguara nga emigrantët të cilat u përllogaritën në 14.2% më të larta se një vit më parë.

Krahas këtij faktori, ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e konsumit nga qytetarët, e për pasojë kërkesën e lartë për mallra e shërbime.

Referuar INSTAT për 4 mujorin e parë të vitit, importet kanë shënuar rritje me 4%, ndërkohë që eksportet e ushqimeve dhe pijeve qëndrojnë 7.6% më të larta se vjet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat