Mbi 300 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë periudhës janar-shkurt 2024 në Kosovë.
Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10%.
Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë tek gratë, ndërsa tek meshkujt është ai i mushkërive.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, në një intervistë për KosovaPress shprehet se, numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencon se pritet që në fillim të muajit majit të përfundojnë renovimet e kësaj klinike.
“Këtë vit në muajin janar kemi regjistruar 150 raste dhe në muajin shkurt rreth 170, pra mbi 310 raste janë për dy muaj. Që në krahasim me vitin 2023 dy muajt e parë, kemi gati për rreth 10-12% më shumë dhe ky trend vazhdon të jetë i lartë, njëjtë sikurse vitin e kaluar.
Pasi që në vitin 2023 shënon një numër të lartë të rasteve të reja, për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë persona. Pra, kemi regjistruar në vitin 2023, 2.130 persona, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë të regjistruar ose të identifikuar dhe të trajtuar në Klinikën e Onkologjisë si raste të reja rreth 1.750 persona.
Forma më e shpeshtë e këtyre sëmundjeve është kanceri i gjirit që dominon tek femrat dhe në përgjithësi është tumori më i shpeshtë, ndërkaq tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive, kurse menjëherë pas këtyre dy formave të kacereve, prijnë tumoret e zorrës trashë”, thotë Kurtishi.
Sipas tij, shqetësues mbetet fakti që mbi 50% e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avancuara të sëmundjes.
Por sëmundjet tumorale po pësojnë rritje edhe në Shqipëri ku çdo vit regjistrohen mbi 6,500 raste të reja me kancer.
Duke parë këtë situatë dhe duke parë interesat e mëdha që ka sot mbrojtja e shëndetit, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, ishte e para që solli Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa ofron tashmë edhe dy produkte dedikuar pikërisht sëmundjeve të rënda: Karta “Jetë Plus” dhe “Sigurimi Anti-Tumor”.
LEXO EDHE: Si të mos bëhesh ‘viktima’ e radhës e kancerit të gjirit
Ka gjithmonë shpresë. Edhe kur bëhet fjalë për shërimin e kancerit.
Falë zhvillimit të shkencës, kryesisht në fushën e mjekësisë, suksesi në kapjen në një fazë të hershme dhe gjetja e trajtimit të duhur për disa sëmundje kancerogjene sot është më i mundur se kurrë.
Për këtë nevojitet vetëm një spital i mirë, një mjek i suksesshëm dhe sigurisht para.
Por pjesa dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm janë rrogëtarë dhe për rrjedhojë mundësitë e tyre financiare për kurimin e këtyre sëmundjeve, kaq të vështira, janë shumë të vogla.
Pikërisht për këtë arsye dhe jo vetëm, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron sigurimi dy produkte që i dedikohen pikërisht këtyre sëmundjeve.
Nën moton “Merr paratë dhe kujdesu për veten”, SIGAL UNIQA ofron “Sigurimin anti-Tumor” si një mundësi shumë e mirë për lehtësimin e barrës financiare duke i dhënë kështu mundësinë pacientit të mos mendojë për paratë e kurimit por të përqëndrohet në luftimin e sëmundjes.
Benefitet e “Sigurimit anti-Tumor”:
– Nuk plotëson pyetësor shëndetësor
– Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
– Zona e mbulimt është e pa limituar (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut…)
– Nuk ka limit moshe
– Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
– Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;
– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al
Ndërkohë paketa e sigurimit “Jetë Plus”, përveç tumoreve, mbulon edhe 4 sëmundje të rënda: ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.
Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.
Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro”.
Çdo sëmundje, sado e vështirë të jetë, është e kurueshme nëse je në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ndaj “Sigurimi Anti-Tumor” dhe “Jetë Plus” duhen parë si një mundësi e artë për ti paraprirë çdo të papriture shëndetësore.
Dhe kur jemi në vigjilje të 7-8 Marsit, duke ditur që gratë janë më të rrezikuarat nga disa lloje kanceresh, “Sigurimi Anti-Tumor” mund të jetë edhe dhurata më e mirë për nënën, bashkëshorten, vajzën apo mësuesen tuaj.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Për të marrë një ofertë ose për të mësuar më shumë, shkruani tani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]