Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga faqja zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publike të dhënat e reja mbi muajin janar në lidhje me eksportet e mallrave të vendit tonë.
Sipas Ministrisë së Financave në janar 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliard lekë, duke u rritur me 47.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.7 %, në krahasim me Dhjetor 2021.
Distancat e largëta në rrugë tokësore, detare apo ajrore, që nga nisja e deri në destinacion, bëjnë që mallrat gjatë transportit të jenë të ekspozuara për një kohë të gjatë ndaj rreziqeve të shumta aksidentale të mjetit apo dhe fatkeqësive natyrore.
Për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, për të mbyllur me sukses marrëveshjet, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e ndryshme gjatë transportit, sigurimi i mallit në transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.
Format e rreziqeve që mbulohen:
SIGAL UNIQA Group Austria mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.
- Mbulimi A – All Risk (Të gjitha rreziqet gjatë transportit)
Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur.
- Mbulimi B
Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.
Rreziqet që mbulohen:
Të gjitha dëmtimet aksidentale, zjarr, shpërthim, aksidenteve të mjeteve të transportit, shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie, avarinë e përgjithshme, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës, dëmi që shkaktohet nga tërmeti, vullkani, rrufeja, vjedhja, dëmtimi i mallit nga uji në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje të pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.
Zona e mbulimit:
SIGAL UNIQA Group Austria siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë përmes agjencive në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.
SIGURIMET E MARINËS
SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I, siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.
SIGAL UNIQA ofron shërbim të plotë dhe kompleks, KASKO e TPL në sigurimet e marinës, përmes Brokerit të Lloyd’s Thomposon Heath & Bond Ltd.
Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi HULL (KASKO) Marine
*Sigurimi MVL Mjetet e Vogla Lundruese deri në 24 metra mbulojnë përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar.
*Sigurimi HULL (KASKO) Marine mbulon me sigurim çdo rrezik te siguruar pavarësisht kush është fajtori
Rreziqet që mbulon ky sigurim: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, rënia në cektinë, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, përplasja me mjete të tjera në tokë, det apo port. Tërmeti, vullkani, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, rënie e pjesëve të objekteve fluturuese, avaria e përgjithshme.
Sigurimi i përgjegjësisë P&I (Protection and Indemnity Insurance)
Rreziqet që mbulon ky sigurim: Përgjegjësia ndaj palëve të treta nga dëme si pasojë e përplasjes në det; plagosja, sëmundja apo vdekja e një anëtari të ekuipazhit, pasagjeri apo pale të tretë; dëmshpërblimin për papunësisë si pasojë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e ekuipazhit; shpenzimet për shpëtimin e jetës; përgjegjësinë për mallin; konfiskimin e anijes; proceset gjyqësore etj.
SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime të specializuara për:
Anijet e transportit të mallrave (cargo) dhe ato të peshkimit;
Jahte (Pleasure Crafts)
Motor Uji (Jet)
Çdo tip motoskafi
Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi KASKO Marine
*Sigurimi TPL Marine mbulon përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar
*Sigurimi KASKO Marine mbulon me sigurim çdo përgjegjësi e dëm të klientit pavarësisht kush është fajtori.
Sa kushton?
- Për transporte detare brenda Europës nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar
Mos harroni! Periudha e sigurimit nis nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin e deri kur shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë.
Rimëkëmbja ekonomike e post-pandemisë është lajmi i mirë që po përjetojnë ekonomitë në botë. Pas thuajse dy vitesh të vështirë në betejë me virusin (që ende vijon), në horizont pritshmëria është pozitive, por gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta, ndaj për ti paraprirë çdo rreziku që mund të cënojë financat tuaja mendoni sigurimin që ju nevojitet.
Mendo sigurimin nga rreziqet në tokë, në det dhe në ajër vetëm me gjigandin rajonal të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria…